Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e profesorit Eqrem Kryeziut.
Haradinaj ka thënë se Kosova humbi një intelektual të shquar, profesor të letërsisë dhe burrështetas që la gjurmë në proceset e shtetndërtimit.
Ai e ka përshkruar Kryeziun si një intelektual të guximshëm dhe politikan të veçantë, me të cilin kishte miqësi dhe respekt të ndërsjellë.
Sipas Haradinajt, Kryeziu do të kujtohet për kontributin në arsim e politikë, si dhe për qytetarinë dhe profilin e tij intelektual.




