Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së profesorit dhe politikanit të njohur Eqrem Kryeziu.
Osmani e përshkroi Kryeziun si një intelektual të shquar dhe një figurë me kontribut të rëndësishëm në jetën politike, akademike dhe institucionale të Kosovës.
Ajo kujtoi angazhimin e tij si bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës, nënkryetar i LDK-së, kryetar i Prizrenit, deputet, nënkryetar i Kuvendit dhe profesor.
Në mesazhin e saj, Osmani vlerësoi edhe përkushtimin, guximin dhe mbështetjen që Kryeziu u kishte dhënë brezave të rinj në politikë.
Ajo u shprehu ngushëllime familjes Kryeziu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Prizrenit e të gjithë Kosovës.




