Dogana e Kosovës ka sekuestruar 2,559 pako barnash pa dokumentacion dhe pa banderola të Republikës së Kosovës, gjatë kontrolleve në një subjekt farmaceutik dhe një shtëpi banimi në Prishtinë.
Në subjektin farmaceutik janë gjetur 2,161 pako, ndërsa në shtëpinë e lidhur me rastin edhe 398 pako.
Vlera e përgjithshme doganore e barnave të sekuestruara është 20,745.94 euro.
Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin kompetent dhe institucionet përgjegjëse.




