Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar më 15 shtator 2026 seancën e shqyrtimit fillestar ndaj 53 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Seanca do të mbahet në ora 09:00, në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, ndërsa do ta udhëheqë kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra.
Aktakuza ndaj 53 të pandehurve është ngritur nga Prokuroria Speciale më 23 dhjetor 2024.
Sipas gjykatës, procedura do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, pasi ata kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.
Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve që të paraqiten para organeve të drejtësisë, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e tyre t’i njoftojnë Policinë e Kosovës ose organet kompetente.




