Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për ngecjen e projekteve infrastrukturore në Kosovë.
Haradinaj tha se në vend që të përfundonin autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, Kurti dhe kabineti i tij kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në nisjen e një projekti që, sipas tij, është iniciuar gjatë kohës së BDI-së.
Ai i kërkoi Kurtit të fokusohet në përfundimin e projekteve në Kosovë, duke kujtuar premtimin për përfundimin e autostradës së Gjilanit në vitin 2023.
Haradinaj kritikoi edhe shpenzimet e Qeverisë, duke pretenduar se janë shpenzuar rreth 25 miliardë euro pa u përfunduar asnjë autostradë.




