Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një video në Facebook, përmes së cilës ka kritikuar përdorimin e një veture të Qeverisë.
Ajo pretendon se vetura ka qëndruar e ndezur para objektit të Qeverisë, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndodhej brenda.
Musliu ka kritikuar shpenzimin e karburantit nga institucionet, duke thënë se kostoja mbulohet nga taksat e qytetarëve.
Ajo e ka krahasuar këtë me shpenzimet që fermerët i mbulojnë vetë për punën e tyre.




