Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se kjo situatë po e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe shoqërore në vend.
Ai ka paralajmëruar se kriza institucionale mund të ketë pasoja edhe në ekonomi dhe siguri, ndërsa e ka cilësuar situatën si të paprecedentë.
Tahiri ka kërkuar që deputetët të ushtrojnë mandatin e tyre dhe të punojnë për funksionalizimin e institucioneve, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës.




