Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar situatën aktuale institucionale, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po pengon funksionalizimin e Kuvendit.
Mustafa tha se PDK-ja do të vazhdojë protestat dhe aktivitetet paqësore, duke kërkuar rikthimin e deputetëve në Kuvend dhe përfundimin e procesit të konstituimit.
Ai theksoi se çështja e zgjedhjes së presidentit mund të diskutohet pas konstituimit të Kuvendit, pasi sipas tij, ekziston kohë e mjaftueshme për këtë proces.
Mustafa paralajmëroi se opozita do të vazhdojë të përdorë mjete demokratike për funksionalizimin e institucioneve.




