Në Prishtinë ka nisur një protestë kundër vrasjeve të grave, me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe po vazhdon drejt Qeverisë.
Në protestë po marrin pjesë edhe Vasfije Krasniqi, disa deputetë të Aleancës, si dhe familjarë të Jetlira Foniqit, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Malishevë.




