Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, po përfundon angazhimin e saj pas më shumë se tre vitesh në vend.
Në mesazhin e saj përfundimtar, Palatova u ka bërë thirrje autoriteteve dhe liderëve politikë që të bashkëpunojnë më ngushtë me Bashkimin Evropian dhe të fokusohen në zgjidhjen e problemeve.
Ajo ka theksuar se BE-ja mbetet e gatshme ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane.




