Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar rekomandime për qytetarët për mbrojtje nga temperaturat e larta.
IKSHPK këshillon shmangien e ekspozimit të gjatë në diell, sidomos gjatë mesditës, si dhe përdorimin e kapelës, syzeve të diellit dhe kremit mbrojtës ndaj rrezatimit UV.
Qytetarëve u rekomandohet gjithashtu të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe lëngje pa sheqer për të shmangur dehidratimin.




