Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rezerva Strategjike e Naftës e SHBA-së pritet të furnizohet me naftë bruto nga Venezuela.
Sipas Trumpit, furnizimi do të nisë së shpejti pas marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Karakasit, duke e cilësuar naftën venezueliane si “dhuratë” për amerikanët.
Rezervat strategjike të SHBA-së janë ulur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa ende nuk dihet saktësisht kur do të nisë dërgimi i naftës nga Venezuela.




