Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë.
Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili i përgëzoi kadetët për suksesin dhe përkushtimin e tyre.
Gjatë ceremonisë, Maqedonci u takua edhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrin e Mbrojtjes, Yaşar Güler.
Ministria e Mbrojtjes e cilësoi edukimin dhe trajnimin e kuadrove të reja ushtarake si pjesë të rëndësishme të bashkëpunimit Kosovë–Turqi.




