Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se e mbështet kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Ajo ka vlerësuar përvojën e Sejdiut në fushën akademike dhe institucionale, duke përmendur angazhimin e tij si profesor i së drejtës, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, diplomat dhe ambasador.
Sipas Kusari-Lilës, Kosovës i nevojitet një president që përfaqëson shtetin dhe që vepron përtej ndarjeve politike.
Ajo u ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin Sejdiun, duke theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të udhëhiqet nga interesi i Republikës dhe jo nga interesat partiake.
Kusari-Lila ka thënë gjithashtu se presidenti i ardhshëm duhet të respektojë Kushtetutën, të forcojë institucionet dhe të kontribuojë në unitetin e qytetarëve.




