Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për protestën e komunave të zhvilluar sot para Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj kritikoi Qeverinë Kurti, duke thënë se kryetarët e komunave nuk kishin zgjidhje tjetër përveç protestës.
“Boll është boll”, shkroi Haradinaj, duke shprehur mbështetje për qëndrimin e komunave.




