Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka deklaruar se do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Para mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Lushaku tha se do të diskutohen zhvillimet politike, konstituimi i Kuvendit dhe çështja e presidentit.
Ajo vlerësoi se Sejdiu i plotëson, sipas saj, kriteret për të qenë president dhe mund ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet.
Lushaku theksoi se vendimi për votën është përgjegjësi individuale e secilit deputet, pasi kandidatura do të hidhet në votim në Kuvend dhe jo vetëm brenda LDK-së.
Ajo shtoi se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe stabilitet politik./EO/




