Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se karateisti kosovar Islam Selmani është shpallur kampion i Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Përmes një postimi, Haxhiu ka njoftuar se Selmani triumfoi në finale ndaj garuesit turk Burak Özdemir, duke i sjellë Kosovës medaljen e artë dhe medaljen e parë në karate në historinë e Lojërave Mesdhetare.
Kjo është medalja e shtatë e Kosovës në “Taranto 2026” dhe e dyta e artë.
Haxhiu e ka përgëzuar Selmanin për këtë sukses, duke e cilësuar atë si një arritje historike për karatenë kosovare dhe Kosovën.




