PDK-ja dhe Aleanca kanë vazhduar aksionin para Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësues të këtyre subjekteve akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po pengon funksionimin e institucioneve dhe po shkakton pasoja edhe për komunat.
Nga PDK-ja thanë se protesta do të vazhdojë deri në konstituimin e Kuvendit, ndërsa përfaqësuesit komunalë kritikuan bllokimin e buxheteve dhe ndikimin që, sipas tyre, kjo situatë po ka në pushtetin lokal.
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ndërkaq, ngriti akuza ndaj Kurtit për shpenzimet publike, energjinë dhe politikat e Qeverisë, duke e akuzuar atë edhe për shkelje të Kushtetutës.




