Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj kritikave ndaj gjashtë deputetëve të partisë që kanë kundërshtuar kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Hamiti ka vënë në pikëpyetje pretendimet se qëndrimi i tyre mund ta çojë vendin në zgjedhje, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe se për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para nevojiten 80 vota.
Ai pyeti pse përgjegjësia për mungesën e kuorumit t’u atribuohet vetëm gjashtë deputetëve, kur në Kuvend janë gjithsej 120.
Gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Sejdiun janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Janina Ymeri dhe Kujtim Shala.




