Policia e Kosovës ka publikuar raportin për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar 46 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave, 22 aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 24 të tjera vetëm me dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2,456 gjoba trafiku dhe ka arrestuar 13 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje.




