Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media lidhur me dorëzimin e një aktakuze për krime lufte të kryera në lagjen Jasharajve në Prekaz të Skenderajt.
Konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale, në katin e gjashtë, duke filluar nga ora 13:30.