Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për mosrespektim të Kushtetutës.
Ajo tha se vendimmarrja në Vetëvendosje, sipas saj, udhëhiqet nga Kurti, ndërsa për kryetarin në detyrë të Kuvendit, Avni Dehari, deklaroi se nuk ka rol vendimmarrës.
Musliu-Shoshi e quajti Deharin “kukull të Albin Kurtit” dhe kritikoi deputetët e Vetëvendosjes, duke pretenduar se ata nuk kanë kundërshtuar vendimet e Kurtit.
Ajo shtoi se, sipas saj, shkeljet kushtetuese nga Kurti dhe qeveria e tij nuk janë të reja./RTV21/




