Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës pritet të nisin zbatimin e një Plani të Përbashkët të Veprimit për luftimin e ekonomisë joformale.
Plani parasheh kontrolle të përbashkëta në sektorët me rrezik, si dhe shkëmbim më të madh të informacionit ndërmjet institucioneve.
Gjatë vitit 2025, ATK dhe Dogana zhvilluan 19 kontrolle të përbashkëta, ku u evidentuan shmangie nga detyrimet tatimore dhe doganore në vlerë prej 1.6 milionë eurosh.
Sipas institucioneve, plani i ri synon rritjen e efikasitetit të kontrolleve, parandalimin e humbjeve në të hyra publike dhe mbikëqyrjen më të mirë të aktivitetit ekonomik.




