Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë për krimet e luftës të kryera në lagjen Jasharaj në Prekaz të Skenderajt.
Kryeprokurori Blerim Isufaj e cilësoi aktakuzën si një hap të rëndësishëm, duke theksuar se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve të familjes Jashari.
Isufaj tha se aktakuza është hartuar mbi bazën e provave të mbledhura dhe se tashmë i takon gjykatës të vlerësojë provat dhe pretendimet e ngritura.
Ai theksoi se Prokuroria Speciale po vazhdon edhe hetimet për raste të tjera të krimeve të luftës dhe spiunazhit, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë të drejtësisë dhe sigurisë./EO/




