Kryenegociatori i Kosovës me BE’në, Jeton Zulfaj, ka kërkuar në Dublin që procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian të avancojë mbi bazën e meritës.
Në fjalimin e tij para ministrave të Çështjeve Evropiane, Zulfaj theksoi se Kosova ruan përputhshmëri të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dhe ka mbështetje të lartë qytetare për integrimin evropian.
Ai kritikoi vonesat në shqyrtimin e aplikimit të Kosovës, të dorëzuar në dhjetor 2022, duke kërkuar që këtë vjeshtë Komisioni Evropian të ftohet të përgatisë Opinionin për aplikimin.
Zulfaj tha se avancimi i Kosovës drejt BE-së është në interes edhe të vetë Unionit dhe se procesi duhet të bazohet në reforma dhe merita.
Në fund, ai kritikoi Serbinë për pritjen me nderime të një personi të dënuar për gjenocid, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm.




