Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari, ka njoftuar se seanca do të vazhdojë më 9 shtator, në orën 11:00.
Vendimi vjen pas marrëveshjes së arritur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Dehari tha se pret që deri atëherë deputetët të tregojnë gatishmëri për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese.
Ai theksoi se Kosova nuk ka nevojë për zvarritje të mëtejshme apo për një proces të ri zgjedhor.




