Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar takimin e parë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Sipas Zyrës së BE-së, në takim është diskutuar synimi strategjik i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si shtet shumëetnik dhe prosperues.
Schuebel theksoi se për realizimin e këtij synimi nevojiten partneriteti, qasja konstruktive dhe shfrytëzimi i plotë i mundësive që ofron BE-ja.




