Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Policisë së Kosovës, po zhvillohet projekti “Rreze drite në emblemën time”, me qëllim afrimin e fëmijëve me policinë dhe promovimin e vlerave të sigurisë, respektit dhe bashkëpunimit.
Aktiviteti po organizohet në drejtoritë rajonale të Policisë, ku fëmijët kanë mundësi të shprehin kreativitetin e tyre dhe të njihen nga afër me punën e zyrtarëve policorë.
Përmes këtij projekti, Policia synon të forcojë marrëdhëniet me komunitetin dhe të kultivojë besimin te brezi i ri.




