Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator 1990.
Haxhiu ka thënë se kjo Kushtetutë i dha formë juridike vullnetit politik të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë, në një kohë të represionit dhe përndjekjes nga Serbia.
Ajo ka vlerësuar guximin e delegatëve dhe punën e juristëve që hartuan këtë akt, duke theksuar se rruga e nisur me Deklaratën e 2 Korrikut vazhdoi përmes rezistencës, luftës çlirimtare dhe sakrificës së qytetarëve deri te pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.
Haxhiu ka nderuar hartuesit, delegatët dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbajtjen gjallë të kërkesës për Republikën e Kosovës.




