Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas deklaratave të saj për përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.
Deliu-Kodra e ka cilësuar si hipokrizi përkujtimin e kësaj ngjarjeje historike, ndërsa vendi, sipas saj, vazhdon të përballet me krizë institucionale.
Përmes një reagimi në Facebook, deputetja e PDK-së ka akuzuar Haxhiun se po flet për rëndësinë e Kushtetutës së Kaçanikut dhe guximin e delegatëve të atëhershëm, ndërkohë që, sipas saj, po shpërfill Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Deliu-Kodra ka thënë se delegatët e Kaçanikut kishin sfiduar Serbinë për themelimin e Republikës, ndërsa sot, sipas saj, po vihet në pikëpyetje respektimi i institucioneve kushtetuese për interesa politike./EO/




