Pas disa ditësh kërkimi, është gjetur Hamëz Ismali, 80-vjeçar nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur më 17 gusht.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se Ismali është gjetur në Tiranë dhe aktualisht ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Shoqata ka falënderuar Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët dhe institucionet që kanë kontribuar në kërkimet për gjetjen e tij.
Familjarët dhe të afërmit shpresojnë që gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet dhe ai të kthehet sa më shpejt pranë familjes.




