Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, ku janë raportuar gjithsej 57 aksidente trafiku.
Nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 23 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2,241 gjoba trafiku.
Policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 4 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person në vuajtje të dënimit.




