Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar moskonstituimin e Kuvendit dhe vonesat në formimin e institucioneve, duke thënë se Kosova nuk duhej ta priste 16 shtatorin pa institucione funksionale.
Ajo e ka lidhur këtë situatë me aktgjykimin që pritet të shpallet në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Musliu ka shprehur shpresën që vendimi të jetë shfajësues dhe katër ish-krerët e UÇK-së të lirohen. Sipas saj, një vendim i kundërt mund të ketë pasoja të gjera për Kosovën.
Aktgjykimi pritet të shpallet më 16 shtator 2026. Të akuzuarit i kanë mohuar të gjitha akuzat.




