Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të shpallen të pafajshëm dhe do të kthehen në Kosovë.
Haradinaj tha se nuk e sheh bazën juridike që ata të shpallen fajtorë, duke e cilësuar luftën e UÇK-së si çlirimtare dhe mbrojtëse ndaj forcave serbe.
Ai kritikoi edhe procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se deri tani gjykata ka dhënë vetëm verdikte dënuese dhe ka refuzuar shumicën e kërkesave të mbrojtjes për lirim apo leje.




