Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, me fokus te situata në Kuvend dhe procesi i konstituimit të institucioneve.
Abdixhiku prezantoi qëndrimet e LDK-së dhe theksoi rëndësinë e funksionalitetit dhe stabilitetit institucional. Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.




