Në Hagë po vazhdojnë deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Pas mbrojtjes së Thaçit, e cila kërkoi lirimin e tij nga të gjitha akuzat, sot para trupit gjykues po paraqiten argumentet e mbrojtjes së Bashkim Smakajt.
Avokati i Smakajt, Jonathan Elystan Rees, tha se fjalët e përdorura gjatë bisedave dhe vizitës te Thaçi nuk përmbajnë elemente të veprës penale dhe nuk përbëjnë ndikim ndaj dëshmitarëve apo pengim të drejtësisë.
Ndërkohë, prokurori i specializuar Joshua Hafetz ka argumentuar se veprimet për të ndërhyrë në procesin gjyqësor përbëjnë një kërcënim serioz për administrimin e drejtësisë./EO/




