Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin e saj gjatë votimit të nënkryetarëve të Kuvendit.
Ismaili tha se PDK-ja e mbështeti kandidatin e VV-së, Ardian Gola, me qëllim që të mundësohej konstituimi i Kuvendit, ndërsa sipas tij, VV-ja nuk e votoi kandidaten e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ai e cilësoi këtë qasje si kontradiktore dhe akuzoi partinë e Albin Kurtit se po vepron ndryshe nga deklaratat e saj publike për zhbllokimin e institucioneve.
Sipas Ismailit, kjo mënyrë e veprimit po kontribuon në vazhdimin e krizës institucionale në vend.




