Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili mbahet sot në Prishtinë.
Gjini u ka bërë thirrje qytetarëve që nga ora 14:00 të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe të përcjelljes së një mesazhi të fuqishëm për vendin.
Ai ka thënë se ky është momenti që qytetarët të bëhen bashkë dhe të ecin krah për krah në mbështetje të lirisë dhe Kosovës.




