Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë lidhur me mënyrën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Lëndën e kanë dorëzuar kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.
PDK-ja kishte bojkotuar vazhdimin e seancës konstituive, duke kundërshtuar shpalljen e Kuvendit të konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e saj.
Ndërkohë, një ditë më parë, Kuvendi miratoi Qeverinë “Kurti 4”, në një seancë të jashtëzakonshme./EO/




