Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka kërkuar përfundimin e krizës institucionale në Kosovë, duke thënë se qytetarët duhet të vendosin për ndryshimin përmes zgjedhjeve.
“Me muaj e muaj të tërë po jetojmë në një agoni të plotë institucionale. Në situata të tilla, legjitimimi i elitës politike përmes zgjedhjeve është e vetmja rrugë e artë”, ka shkruar Ramadani.




