Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se nuk e ka mbështetur kandidatin e PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, ndonëse, sipas tij, kishte pasur dakordim politik.
Gruda tha se PDK-ja kishte marrë pjesë në proces për të zhvilluar konsultime, por pretendon se marrëveshja nuk është respektuar.
Sipas tij, PDK-ja votoi kandidatin e propozuar nga VV-ja, ndërsa kjo e fundit nuk e mbështeti kandidatin e PDK-së.
Gruda e cilësoi këtë si shkelje të një dakordimi publik dhe tha se një situatë e tillë, sipas tij, është e papranueshme për PDK-në dhe qytetarët.
“Ne votuam kandidatin e tyre, por kandidati ynë nuk u votua”, deklaroi Gruda./EO/




