Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se partia e tij i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.
Tahiri tha se PDK-ja ka kërkuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme, me synim parandalimin e pasojave të mëtejshme juridike dhe institucionale.
Sipas tij, kërkesa lidhet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe me mënyrën e votimit të tyre.
Tahiri ka pretenduar se moskonstituimi i Kuvendit mund të ndikojë edhe në ligjshmërinë e vendimeve të marra nga institucionet, përfshirë Qeverinë e zgjedhur një ditë më parë.
Ai tha se PDK-ja do t’i drejtohet Kushtetueses edhe për çështje të tjera që i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën./EO/




