Dogana e Kosovës po merr pjesë në Sesionin e 78-të të Komitetit të Sistemit të Harmonizuar, që po mbahet në kuadër të Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel.
Në këtë forum ndërkombëtar diskutohen çështje që lidhen me klasifikimin e mallrave dhe zbatimin e Sistemit të Harmonizuar, i cili shërben si standard global për administratat doganore dhe tregtinë ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e Kosovës synon shkëmbimin e ekspertizës, forcimin e bashkëpunimit me administratat e tjera doganore dhe avancimin e kapaciteteve profesionale.
Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë punën për përafrimin me standardet ndërkombëtare dhe ndërtimin e një administrate moderne e efikase.




