Në Prishtinë po mbahet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”, e organizuar nga platforma “Liria ka emër”, në prag të vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Në konferencë po diskutohet për procesin gjyqësor në Hagë, ndikimin e tij në shoqërinë kosovare dhe rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së kujtesës së luftës.
Pjesëmarrësit kanë folur edhe për rolin e NATO-s, zhvillimet politike pas luftës dhe mënyrën se si duhet të trajtohet historia e luftës së UÇK-së.
Përfaqësuesja e “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, tha se konferenca synon të hapë një dialog të brendshëm për historinë dhe vlerat e përbashkëta të shoqërisë.
Ish-ambasadori Ylber Hysa kritikoi procesin në Hagë, ndërsa deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se pret lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së dhe kthimin e tyre në Kosovë.
Konferenca zhvillohet dy ditë para shpalljes së vendimit në Hagë, më 16 shtator./EO/




