Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi e ka quajtur mik të madh ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin i cili po dëshmon në Hagë.
Krasniqi iu është referuar thënies së popullit shqiptar “trimi i mirë me shokë shumë”.
Më tej ai ka shkruar se, “Prandaj, drejtësi dhe vetëm drejtësi, asgjë më shumë nuk kërkon sot asnjë shqiptar anembanë botës. Sepse me SHBA-të në krah, dhe assesi ndryshe, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë dhe sfidat më të mëdha!”.





