Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se municioni i armëve që u gjet sot ishte në pronën e Nemanja Radivojeviq, i njohur si “Gandi”.
Teksa ka publikuar edhe video nga kapja e armëve në Zveçan, Sveçla ka thënë se derisa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës.
Megjithatë thekson se institucionet e sigurisë së Kosovës janë më të forta se kurrë dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimë të elemente kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën.
“Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë. Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla. Madje ai ka theksuar se këto pajisje armatimi janë dëshmi se ky grup kriminal i dirigjuar nga Serbia ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës





