Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën “Shqipëria, horizont i ri”, i mbajtur në Vjenë të Austrisë.
Gjatë fjalimit Rama u ndal edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, ku sipas tij, ka dështuar, kjo edhe për shkak të formatit.
Rama shtoi se Kosova mos ta izolojë veten, sepse do të jetë më keq.
“Më vjen keq që nuk ka përparim. Serbia duhet të bëjë pjesën e vet, të bëjë detyrat e veta dhe duhet t’i japë BE të gjithë fletoren me detyrat e bëra të shtëpisë dhe të ecë përpara. Kjo ka të bëjë me pranimin e asaj që kërkon BE. Ky dialog i ndërmjetësuar nga BE, është dështim, sepse formati nuk është i duhuri. Kosova thjesht duhet ta bëjë këtë gjë. Në të kundërt do e izolojë veten akoma më shumë dhe do jetë më keq”, theksoi Rama.




