Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka thënë se nuk ka garanci tjetër pos miqve dhe armëve në ditët e sotme.
“Nëse një komb dëshiron paqe, ai prapë duhet të punojë me armët. Jo ligji ndërkombëtar, jo bashkëpunimi – por armët vendosin se kush mbijeton” – ka thënë Zelensky në hyrje të fjalimit.
Sipas Zelenskyt, as ligji ndërkombëtar nuk funksionon si duhet pa miq të fuqishëm.
“E dini shumë mirë, ligji ndërkombëtar nuk funksionon plotësisht nëse nuk keni miq të fuqishëm që janë vërtet të gatshëm ta mbrojnë atë.” – ka shtuar ai.




