Sipas sondazhit të Institutit Ndërkombëtar Republikan, ka treguar se 77% e qytetarëve të Kosovës i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin më të rëndësishëm të vendit.
Sipas këtij sondazhi qytetarët e Kosovës si aleatë të vendit i konsiderojnë edhe shtetet si: Shqipërinë (6% e qytetarëve), Gjermaninë (6%), Turqinë (3%) dhe Britaninë e Madhe (2%).
Kurse sa i përket shteteve që I shohin më kërcënuese, qytetarët janë përgjigjur se Serbia mbetet kërcënuesi më i madh ndaj Kosovës dhe pas saj vjen Rusia.






