Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në ceremoninë solemne të ndërrimit të komandës së KFOR-it, e cila u mbajt në Prishtinë.
Gjatë kësaj ngjarjeje, Gjeneralmajor Ozkan Utulash nga Ushtria e Turqisë u emërua komandant i ri i Misionit të NATO-s në Kosovë, duke marrë detyrën nga Gjeneralmajor Enrico Barduani i Ushtrisë italiane.
Në fjalimin e tij, Krasniqi vlerësoi lartë rolin vendimtar që NATO dhe KFOR-i kanë pasur gjatë gjithë kohës në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ai theksoi se falë këtij misioni, vendi ka arritur të ruajë lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të tij.




